Ndërkohë që qeveria ka lehtësuar masat shtrënguese të marra në kuadër të parandalimit të virusit Covid-19, duket se ditët e fundit ka pasur një rritje të rasteve.
Advertisements
Kohët e fundit, është ulur vigjilenca dhe pakujdesia që shumica e qytetarëve tregojnë ndaj virusit dhe kjo ka bërë që të krijohen vatra të reja infeksioni.Vetëm ditën e sotme ka pasur 26 raste duke e çuar në 1076 numrin e të prekurve në total.
Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid-19.
Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja në QSUT, të gjithë pa simptoma.
Po si u bë Tirana vatër infeksioni?
Pikërisht kur po dukej se numri i të infektuarve me koronavirus po tregonte një ritëm shpresëdhënës të uljes së rasteve, duket se mospërfillja ndaj masave ka krijuar vatrat e reja në vend.
Dy ditë më parë, 15 raste u regjistruan me koronavirus në 4 call center në ish-Uzinën Tirana në zonën e Laprakës.
Rastet janë zbuluar në një godinë ku ndodhen 4 call center, në të gjitha ka persona të prekur me koronavirus.
Advertisements
Ende nuk dihet se sa është përhapur virusi te punonjësit e tjerë të këtyre kompanive, që kanë një godinë qendrore ku hyjnë dhe dalin personat. ISHSH ka kryer kontrolle në këto mjedise biznesi, dhe do të pezullojë punën e call center-ave ku janë identifikuar rastet.
Si u kthye QSUT në vatër epidemike të COVID-19?
Ditën e djeshme rezultuan me koronavirus 13 mjekë dhe infermierë në QSUT ndërsa sot numri i të infektuarve në Tiranë ka shkuar në 26 të prekur.Shkak i infektimit të personelit mjekësor ka qenë një infermiere e cila ka qenë me koronavirus.
Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur në emisionin “Open” se pavarësisht se e infektuara është këshilluar të izolohet para se të dalë rezultati, ajo ka hezituar dhe ka shmangur këshillimin.
Në 24 orët e fundit janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe 6 pacientë, kontakte të infemieres së konfirmuar pozitive tre ditë më parë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve pasi duke nisur nga 1 qershori do të hapet gjithçka përveç transportit publik dhe kufizimeve në dasma apo funerale. Gjithashtu kryeministri lajmëroi se aktivitetet kulturore dhe sportive do të mbahen pa spektator ndërsa në plazhe do të merren disa masa sigurie.
Sipas Ramës, me ardhjen e të ftohtit në vjeshtë mund të vijë vala e dytë e infeksionit, por nënvizoi në daljen publike të ditës së djeshme se qeveria po merr masa për ta përballuar./Hapur.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!