Videoja që gjendet më poshtë shfaq momente emocionuese të ribashkimit të një vogëlusheje 4-vjeçare, e sëmurë me kancer, e cila më në fund u lejua ta përqafonte të atin, pasi u ndanë për shkak të pandemisë.
Advertisements
Mila Sneddon kishte mundur ta shihte babanë Scott-in, 50 vjeç, vetëm përmes xhamit dhe është fotografuar duke e puthur atë përmes një dritareje.
Por tani ata më në fund mund të jenë pranë njëri-tjetrin. Ishte mamaja e saj, Lynda, 36 vjeç, ajo e cila rrëfeu momentin emocionues:
Advertisements
“Ne nuk i thamë Milës që i ati po kthehej të qëndronte, ajo mendoi se ai po vinte ta vizitonte në dritare si gjithmonë. Por Scott e habiti tejmase kur i tha që mund të hynte. Ajo ishte pak e rezervuar për t’iu afruar, por Scott i tha: mund të më japësh një përqafim të vërtetë. Mila u hodh mbi të dhe i mbështolli këmbët rreth tij”.
Scott ishte zhvendosur te prindërit e Lynda-s më 20 mars për të mbajtur familjen e tij të sigurt, nga një infektim i mundshëm.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!