Pamje spektakolare të paradës ajrore ruse të Ditës së Fitores

Duke sfiduar motin me re dhe pandeminë e Covid-19 në tokë, avionët gjuajtës, bombardues e transportuesit gjigandë rusë fluturuan sot në një paradë spektakolare ajrore mbi Moskë në celebrim të fitores ndaj Gjermaninsë Naziste, 75 vjet më parë.

Advertisements

E njohura në Perëndim si ‘V-Day’ është një nga festat më të rëndësishme në Rusi dhe këtë vit duhet të kishte pasur festime masive, por pandemia e Covid-19 i prishi planet duke detyruar të paktën shtyrjen e festimeve.

Vetëm disa trupa ceremoniale marshuan sot në Moskë për vendosjen e kurorave me lule. Ndërsa në ajër fluturuan një total prej 75 helikopterësh e avionësh, një për çdo vit të kaluar nga fitorja.

Advertisements

Paradën e hapi helikopteri masiv Mi-26 – i shoqëruar nga një kuartet helikopterësh më të veshël Mi-8s – që kryejnë punën më të madhe të transportit ushtarak në Rusi dhe vende të tjera.

Pas tyre erdhën mjetet më agresive, helikopterët e luftimit Mi-35M, Ka-52 ‘Alligator’ e Mi-28N ‘Night Hunter’.
Fluturimin e vazhduan avionët e rëndë të ushtrisë. Avioni radar A-50 i ndjekur nga transportuesit Il-76.

Shfaqja u mbyll me paradën e avionit të vjetër gjuajtës Su-25, gjashtë prej të cilëve formuan ngjyrat e flamurit rus me tymosëset e tyre.

Ceremoni më të vogla u zhvilluan në qytete të tjera ruse ose në vende me trupa ajrore ruse.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ Larja në det mbetet e ndaluar, Policia gjurmon me dron plazhistët në Drimadhes
Artikulli tjetërBjellorusia injoron koronavirusin, tregon “m uskujt” me bukuroshet e ushtrisë