Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rrëfyer një histori të pazakontë që i ka ndodhur së fundmi në Tiranë.
Gjatë një interviste me Mirela Milorin, Pipera tha se e ndaluan në rrugë dy vajza, të cilat nuk i kërkuan as foto, apo ndonjë këshillë të vlefshme, por kishin një tjetër “hall”.
Advertisements
Sipas mjekut infeksionist, ato e pyetën se kur do të hapeshin lokalet e natës.
Më tej, Pipero bëri apel ndaj qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi virusi ende nuk është zhdukur.
Ai tha:
Advertisements
Isha duke ecur në rrugë dhe më ndaluan dy vajza, o doktor o doktor! Unë thashë se donin të bënin ndonjë foto me mua. Edhe çne kjo fytyra ime, nuk shkon me ato vajzat, s’ka kuptim, megjithatë…thashë se donin foto, ato më thanë kur do hapen lokalet e natës?
Po mirë, kaq të rëndësishme qenkan lokalet e natës, ndërkohë që virusi është nëpër këmbë. Nuk e kuptoj. Duhet të ruhemi dhe të bëjmë kujdes sepse virusi nuk është zhdukur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!