Njoftim i rëndësishëm për nxënësit: Këtë vit testimet do kenë rregulla të reja, të gjitha udhëzimet i gjeni në “Këndin e Maturantit”

Vrapi u shpreh se do të publikohen të gjitha ndryshimet në “Këndin e Maturantit”, i cili do të jetë i pranishëm në çdo shkollë në Shqipëri.
TIRANË- Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, në një video-mesazh ka treguar disa detaje rreth procesit të Maturës Shtetërore. Në deklaratë, Vrapi u shpreh se do të publikohen të gjitha ndryshimet në “Këndin e Maturantit”, i cili do të jetë i pranishëm në çdo shkollë në Shqipëri.

Advertisements

Më tej ajo u shpreh se këtë vitë do të ketë disa rregulla të reja, të kushtëzurara dhe nga situata që po jëtojmë për shkak të pandemisë.

Advertisements

“Në datën 18 maj, kur maturantët do të rikthehen në shkollë, në “Këndin e Maturantit” do të jetë e afishuar e gjithë procedura e maturës shtetërore. Aty nxënësit do të mund të gjejnë detajet jo vetëm në lidhje me testet, por edhe në lidhje me fletë-përgjigjen dhe çdo element tjetër që lehtëson procesin e provimeve në Maturën Shtetërore. Mbetet detyrë e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, patjetër edhe vetë maturantëve që ta marrin këtë informacion”, u shpreh Rezana Vrapi.

Ditët e fundit Vrapi ka treguar të gjiha procedurat e testeve të Maturës Shtetërore. Ajo ka bërë me dije se testet nuk do të kenë pyetje me shtjellim, por do jenë me alternativa. Po ashtu ajo bëri me dije se nuk do të ketë as ese në provimin e gjuhës shqipe dhe anglishtes dhe kohëzgjatja do jetë 2 orë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Janë dj egur dokumentet”, Manastirliu i përgjigjet Bashës: S’ka asnjë z jarr, tymi imagjinar del nga…
Artikulli tjetërFamiljarët e deklarojnë të vd ekur, ja çfarë thonë mjekët dhe policia për personin që do gji veten me benzinë