Te qeshura e mes lulesh janë fotografuar sot zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Advertisements
Ato kanë shijuar një kohë të mirë me njëra-tjetrën, në një ambient plot lule e që vetë Mëhilli ka zgjedhur ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Miqësia mes tyre duket që është e fortë, pasi kjo nuk është hera e parë që fotografohen së bashku.
Advertisements
“Ne dhe lulet!”, ka qenë shënimi që Mëhilli ka bashkëngjitur me foton, e cila ka marrë komente të shumta, me urime.
Mes tyre, ka reaguar edhe Juela Meçani, ish-drejtoresha e Komunikimit në Kryeministri, në kohën kur qeveriste Berisha.
“Ma perqafo ate luleboren e Shkodres, puc dhe ty”-shkruan ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!