Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se në 36 orët e fundit, në Spitalin Infektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientët me covid-19 nuk ka pasur asnjë shtrim.
Advertisements
“Të thuash e kemi mposhtur një sëmundje që ka karakterin e një pandemie është një entuziazëm pak i tepruar. Por që jemi në udhë të mbarë dhe që po kujdesemi që të mos kemi rishpërthime kjo është që jo që mund të them. Fatmirësisht kombinimi i vetë ndërgjegjësimit të njerëzve dhe disa masave të marra që për mendimin tim nuk kanë qenë të gabuara kanë bërë që të jemi sot në këtë gjendje ku nga 803 individë të testuar pozitiv me COVID-19 të kemi vetëm 229 raste aktive, të kemi 68% të tyre të shëruar, fatkeqësisht 31 humbje jete dhe kohët e fundit flas për 36 orët e fundit të mos kemi asnjë të shtruar në spitalin infektiv.
Kjo tendencë shpresoj të jetë një diell që do vazhdojë të rrezatojë më shumë, por vetëm gjithmonë me kujdesin që njerëzit të vazhdojnë për distancimin nga njëri-tjetri dhe higjiena. Hë për hë kemi në një situatë botërore ku nuk kemi një mjekim specifik antiviral ndaj sars cov 2. Në horizont duket ende pak e largët dita kur do të kemi në eficencë përdorimi e një vaksine që parandalon ose ndërpret vazhdimin e infeksionit”, ka thënë mjeku Kalo në RTV Ora.
Advertisements
Më tej, mjeku ka thënë se klima, terreni dhe kushtet e favorshme të vendit tonë në krahasim me pjesën veriore të kontinentit, kanë ndikuar në imunitetin e shqiptarëve.
“Klima, terreni, uji, dielli janë të favorshme për të mos zhvilluar raste shumë të mëdha në krahasim me pjesën veriore të kontinentit dhe vetë gadishullit Apenin në Itali. Jemi një popullatë relativisht më e re se këto zonat e botës, jemi një popullatë e mirëvaksionuar edhe ndaj infeksioneve të tjera, të një sistemi unitar që është në alarm për të kapur viruse të tjerë, e ka aftësinë për të luftuar SarsCov 2”, ka përmbyllur mjeku Tritan Kalo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!