Një makine ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtueses së automjetit.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të kthesës për në fshatin Luzat 5 km në jug të qytetit të Tepelenes ku makina tip Ford me targa AA750KG ka humbur kontrollin dhe pasi ka bërë dy salto në rrugë ka përfunduar përmbys.
Në makinë përveç drejtueses së makines që ishte një vajzë 30 vjeçe me iniciale S.M nuk kishte asnjë pasagjer. Drejtuesja e mjetit është lënduar dhe çuar menjëherë në spital për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Grupi i hetimit po shkon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!