Mjeku mesazh qytetarëve: COVID-19 s’është asgjësuar, ja si t’i rikthehemi normalitetit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh të mjekut reanimator, Krenar Lilaj, i cili bën thirrje për kujdes në mënyrë që epidemia të mos përsëritet.

Advertisements

Manastirliu shkruan se Lilaj ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi reanimacoinit në dy spitalet.

“Doktor Krenar Lilaj, në vijën e parë të përballjes me #COVID19, ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi reanimacoinit në dy spitalet #COVID. Sot mjeku i njohur ka një mesazh për të gjithë qytetarët: Të tregohemi të kujdesshëm, të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës, sepse vetëm kështu mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë. #KrenarePërMjekët #BASHKË”, shkruan Manastirliu.

Advertisements

Mjeku shprehet se koronavirusi po mundet dhe tashmë po rikthehet gradualisht normaliteti. Megjithatë, ai nënvizon se virusi ende nuk është asgjesur.
“Me keqardhje mund të them se pati edhe humbje, por na u desh të luftonim me një sëmundje, që në disa raste ishte mjaft e vështirë për t’u trajtuar. Megjithatë, falë dhe sakrificës së mjekëve dhe stafeve mjekësore, mbështetjes së qeverisë dhe qytetarisë që treguan të gjithë, duket se e keqja po kalon. Tashmë dalngadalë po i rikthehemi normalitetit. Njerëzit po i kthehen punës për të dhënë gjithë kontributin e tyre shoqëror. Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësitë e kësaj epidemie të mos përsëriten. Ajo po mundet, por ende nuk është asgjësuar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienës.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama ‘shfajësohet’ nga akuzat per Teatrin me fjalët e Imamit(Foto)
Artikulli tjetërZbulimi tronditës/ Fusha magnetike e Tokës po dobësohet