“Më në fund, virusi më preku edhe mua.” Shkencëtari që ndihmoi në zbulimin e Ebolës infektohet nga Covid-19: Isha në kufirin mes parajsës dhe Tokës

Virologu i njohur që ka ndihmuar në zbulimin e Ebolës,Peter Piot, teksa është infektuar nga Covid-19 ka përshkruar betejën e tij personale kundër këtij virusi vde kjprurës që ka vr arë afro 300 mijë njerëz në mbarë botën.
LONDËR– Virologu Peter Piot, drejtor i Shkollës së Londrës për Higjienën dhe Mjekësinë Tropikale, është infektuar nga COVID-19 në mes të marsit. Ai kaloi për të paktën një javë në një spital dhe që nga ajo kohë ai ka qëndruar në shtëpinë e tij në Londër.

Advertisements

Piot, i cili u rrit në Belgjikë, ndihmoi në zbulimin e Ebolës dhe drejtoi programin e KB për HIV/AIDS për më shumë se 10 vjet. Dhe ai tani ka përshkruar betejën e tij personale me Covid-19 pasi rezultoi i infektuar në mars të këtij viti.

“Unë jam i kënaqur që kam korona dhe jo Ebola, megjithëse lexova një studim shkencor se mundësitë që të vd esësh pas infektimit nëse përfundon në spital, janë 30%. Kjo është me të njëjtën normë të përgjithshme të vdekshmërisë si për Ebola në 2014 në Afrikën Perëndimore. Unë ia kam kushtuar jetën time luftimit të viruseve dhe më në fund, ata po hakmerren. Për një javë kam qenë në kufirin mes parajsës dhe Tokës, në skaji i asaj që mund të kishte qenë fundi.”- tha shkencëtari.
Mbi 4 milion raste të prekura janë shënuar në të gjithë botën, dhe të paktën 274,000 vi ktima, ky është bilanci i koronavirusit. Vendi që ka numrin më të madh të vi ktimave është Amerika me 77.190 persona, më pas renditet Mbretëria e Bashkuar e cila shënon 31,315 viktima, ndërsa vendin e tretë me 30,201 të vd ekur e mban Italia dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,478 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.

Advertisements

Burimi: sciencemag.org

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakProtesta te sheshi “Skënderbej” dhe Teatri/ Basha: Rama akt lu fte ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë
Artikulli tjetër“Janë dj egur dokumentet”, Manastirliu i përgjigjet Bashës: S’ka asnjë z jarr, tymi imagjinar del nga…