Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka një rikujtesë për ata që i ka cilësuar si “gjithologë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike”.
Advertisements
Me një shënim në facebook, ndërsa citon një thënie të Albert Ajnshtainit, Kalo thotë se “këta gjithologë” flasin në një kohë kur Shqipëria gjendet përballë sfidave të mëdha jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike.
“Demokracia e vërtetë dhe jo demon-kracija “Made in Albania”, është në vetvete një unitet veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt mbrothësimit socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!”, shkruan mes të tjerash Kalo.
Advertisements
Postimi i plotë:
NJË RIKUJTESË në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore, POR edhe ekonomike e politike: “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….DEMOKRACIJA e vërtetë dhe jo DEMON-KRACIJA “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!!!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!