“Mbushet” liqeni/ Rama jep leje për prindërit dhe fëmijët, ‘turren’ tek zona e preferuar, distanca sociale një mision i pamundur

Kryeministri Edi Rama ka dhënë leje që sot nga shtëpia mund të dalin vetëm të moshuarit dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Pas përfundimit të orarit për të moshuarit, rrugët janë mbushur me prindërit dhe fëmijët e tyre.

Advertisements

Zona më e preferuar duket se është ajo e liqenit të Tiranës, ku karantina zor se vihet re. Të veshur me krahë të shkurtra, pa maska dhe pa doreza, qytetarët duket se e kanë harruar koronavirusin dhe po marrin qetësisht rrezet e diellit.

Siç duket edhe nga pamjet, nga mbipopullimi i pendonales së liqenit, ruajtja e distancës sociale është një luks dhe një mision i pamundur.

Advertisements

Edhe sot si çdo fundjavë tjetër, ka liridalje vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Kryeministri Edi Rama njoftoi se kjo është fundjava e fundit që fëmijët më të mëdhenj se kjo moshë do të qëndrojnë brenda.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kopjoni studentin më të mirë, Gjermaninë”- Mjeku Epidemiolog: Ja pse masat mund të ishin liruar që më herët
Artikulli tjetërZbuloni çfarë ndodh nëse i bëni masazh kësaj pike në ballë