Marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Bashës? Nikoll Lesi mesazh te fortë kreut të PD-së

Gazeta Koha Jonë me botues Nikoll Lesin, në një kryeartikull, shkruan se nëse opozita futet e përçarë në zgjedhje dhe jo në koalicion të madh, Edi Rama do jetë prapë duke e shqyer. Në artikullin e botuar si editorial, thuhet se Rama të marrë ndonjë fotozhenik në qeverisje sa për fasadë, por masakrimin do t’ia bëjë së djathtës me merakun e një hiene që shqyen prenë e saj.

Advertisements

“Baton Haxh tha live dhe me bindje se “ndihet një afrim Rama-Basha për një strategji bashkëqeverisje”. Ndërkohë akoma nga selia e PD-së nuk ka asnjë deklaratë.

Nëse do të ishte Berisha kryetar do ta kishte nxjerrë në pikë të mëngjezit Shaban Meminë, Jozefina Topallin apo Edi Palokën, tre demokratët më të zjarrtë dhe besnikë të selisë blu, për ta përgënjështruar Batonin. E megjithatë ka akoma orë kjo ditë për ta bërë këtë PD-ja!”, thuhet në artikullin e Koha Jonë.

Advertisements

Shkrimi i plotë në koha Jonë: Të bashkuar Edi frikësohet dhe humbet, të veçuar Rama ju copëton dhe shtyp. Gjatë ditëve të fundit, kur duhej që kryeministri të dridhej dhe të rrinte pa gjumë nga ajo që bëri të Teatri Kombëtar (dhe jo vetëm), po ndodh diçka e pazakontë. Bile mund të them e çuditshme. Opozita duket si më e fjetur, e mikluar se takon ambasadorët, se gjoja PS-ja po lëshon pe te Reforma Zgjedhore dhe ushqehet me idenë se “pas 8 vitëve na takon pushteti”. Nga ana tjetër kryeministri me një djallëzi shembullore dhe përfekte po bën sikur ngre “flamurin e bardhë”, duke u konvertuar në qengj, a thua se nuk është ky Edi Rama që hodhi gaz helmues protestuesve, që ia mori opozitës zgjedhjet, sipas BILD, me banda.

Për dreq edhe ndonjë ambasador që kërkon paqe për interesa momentale të shtetit të tij (saj) ku duhet patjetër të justifikohen qindra milionë euro që janë akorduar për reformën në drejtësi; nxiton dhe bën foto me kryetarin e PD-së si për të thënë se po shikojmë nga e ardhmja, pasi e shkuara mbetet e shkuar!

Një foto që shitet në publik si mbështetje dhe lajkatim, ndërkohë që ujku i Surrelit rri e vështron nga sipër se si po ia shtrojnë vaktin në Tiranë për tryezë të përbashkët ngrënie me viktimat e tij tre vjeçare!

Ujku si rregull vetëm copëton, por këtë herë ka hedhur grixhën dhe pret. Ka kohë që ta masa krojë vik timën e vitit 2017.

Baton Haxhiu mbrëmë tha live dhe me bindje se “ndihet një afrim Rama-Basha për një strategji bashkëqeverisje”. Ndërkohë akoma nga selia e PD-së nuk ka asnjë deklaratë. Nëse do të ishte Berisha kryetar do ta kishte nxjerrë në pikë të mëngjezit Shaban Meminë, Jozefina Topallin apo Edi Palokën, tre demokratët më të zjarrtë dhe besnikë të selisë blu, për ta përgënjështruar Batonin.

E megjithatë ka akoma orë kjo ditë për ta bërë këtë PD-ja!

Një gjë dihet: Nëse opozita futet e përçarë në zgjedhje dhe jo në koalicion të madh, Edi Rama do jetë prapë duke shqyer. Mund të marrë ndonjë fotozhenik në qeverisje sa për fasadë, por masakrimin do t’ia bëjë së djathtës me merakun e një hiene që shqyen prenë e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDel pasaporta e imunitetit, ja shteti i parë që e aplikon dhe çfarë paralajmëroi OBSH
Artikulli tjetër“Do i nxirrja tapetet çdo 3 ditë”, Xhensila Pere zbulon se është një nuse e mirë për shtëpi: Në karantinë isha bukuroshja e fjetur