Gazetari Drini Zeqo ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan-it”. Si rrallëherë, ai ka folur dhe për jetën e tij private dhe njerëzit e tij më të dashur. Teksa në ekran u shfaq fotoja e motrës së tij, Zeqo tregoi se ajo është dashuria e tij më e madhe ndonëse janë dy tipa të ndryshëm. “Sytë e bukur janë të një vajze që unë e dua shumë. Mbase është dashuria më e madhe. Është motra ime Bora dhe e dua shumë.
Advertisements
Bora është një personazh shumë ndryshe nga unë, shumë e tërhequr, nuk është njeri shumë i ekspozuar me mediat. Kam qenë unë që qëkur isha i vogël e mora këtë vëmendje dhe mbeti tek unë dhe të gjithë ma lanë projektorin drejtuar nga ana ime”, u shpreh ai.
Gazetari foli për ashtu për humbjen e të atit duke treguar se ka qenë një ndër momentet më të vështira për të. “Humbja e babit ka qenë një moment i vështirë. Unë kam qenë duke punuar për një projekt televiziv në ato moment dhe mu desh ta lija të kyçur dhimbjen dhe të vazhdoja përpara”, tha Zeqo.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!