Kaos në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, s’lejohen as qytetarët me autorizim që të hyjnë në Tiranë, Policia vendos postbllok

Kaos në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Qytetarët me autorizim nuk lejohen të futen në kryeqytet.
Elbasan- Dhjetëra qytetarë me mjetet e tyre janë bllokuar në postbllokun e rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan, pasi nuk lejohen të futen në Tiranë. Mësohet se të vetmit që kalojnë postbllokun janë personat që janë rezidentë Tiranë, ose ata që kanë emergjenca mjekësore. Ndërsa të tjerët janë kthyer mbrapsht, edhe pse kanë pasur autorizime për punë. Po kështu janë bllokuar edhe disa furgona me mallra.

Advertisements

“Nuk na lënë që të shkojmë në shtëpitë tona, nuk çojmë dot mallin në Tiranë. Marr sallën, nuk më përgjigjet, është një turp, kam 25 veta që mbaj në punë, është një turp i madh”, shprehet një qytetar për Fax News.

Policia ka vendosur postbllok në këtë aks rrugor që prej ditës së djeshme, me synimin që të shmangeshin grumbullimet në protestën e djeshme. Urdhi i ministrisë së Brendshme mesa duket është ende në fuqi, pasi sot do të zvhillohet një tjetër protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet “zona e z jarrit”/ Një fasoneri në Durrës po bën hatanë, shtohen infektimet
Artikulli tjetërJo sport deri në 14 qershor/ Itali, dekreti i kryeministrit: Nisja e Seria A mund të …