Gazetari Artan Hoxha ka treguar se disa ditë gjatë pandemisë i ka kaluar në Leskovik.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Provokacija”, Hoxha tregoi se si përjetohej izolimi në atë fshat, ku tha se në fshatin më të madh, maksimumi ka 20 shtëpi, e se koronavirusi, tingëllonte si diçka shumë e largët e ty.
Hoxha shtoi se një natë ishte shumë ftohte dhe kishte mbajtur zjarrin ndezur gjithë natës, teksa kishte parë edhe kafshë të egra. Mes tyre, Hoxha tha se pa një dhelpër të madhe, të cilës i vinte rrotull dhe donte ta filmonte.
Advertisements
“Kam zgjedhur zonën e Juglindjes. Hotelet dhe restorantet nuk kanë funksionuar. Unë jam përpjekur për shkak të punës. Koronavirusi u dukej si një gjë shumë e largët, ata nuk e kuptonin pse i kishin izoluar. Në atë zonë fshati më i madh ka 20 shtëpi. Vura re një gjë, më qëlloi që 4-5 ditë qendrova në një fshat afër Leskovikut, ishte shumë ftohtë dhe detyrohesha gjatë gjithë natës të mbaja zjarrin ndezur. Dhe vura re që kishte lëvizje të kafshëve të egra natën. Kishte kohë që nuk kisha parë. E kam harxhuar një natë në Leskovik vetëm e vetëm që ishte një dhelpër aq e madhe, i vija vërdallë që ta filmoja,“- tha gazetari Artan Hoxha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!