ISHP jep këshilla të vlefshme për përdorimin e maskave

A face mask is seen on the ground in Sherington, following the outbreak of the coronavirus disease (COVID-19), Sherington, Britain, May 16, 2020. REUTERS/Andrew Boyers

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla të vlefshme për përdorimin e maskave në këto kohëra virusi.

Advertisements

Përveç se me shkrim IShP ka bërë shpjegimin dhe me figura ilustruese dhe shprehet se ështe shumë e rëndësishme të dimë si të vendosim, përdorim, heqim maskën dhe se ku duhet ta hedhim atë pas përdorimit.

Më poshtë udhëzimi i plotë i ISHP:

Advertisements

Pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajini me ujë e sapun.

Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskën dhe sigurohuni të mos lini hapësira mes maskës dhe fytyrës. Gjatë përdorimit evitoni prekjen e maskës me duar; dhe nëse e prekni lani duart me ujë e sapun ose fërkojini me njëra-tjetrën me solucione me bazë alkooli.

Zëvendësoni maskën me një të re sapo të ndjeni që është e qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshe.

Kur ju duhet ta hiqni maskën: hiqeni duke e kapur nga pas (mos e prekni maskën nga përpara); Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur, pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajni me sapun.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKa lidhje me koronavirusin, sëmundja misterioze që prek fëmijët mbërrin në Serbi
Artikulli tjetërMes rrënojave, vinçit që ende punon dhe njerëzve që shkrepin fotot e fundit. Ja çfarë ka mbetur nga Teatri Kombëtar