Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto ku tregonte lidhjet e disa familjarëve të gazetarëve, me administratën dhe me poste kyçe në shtetin shqiptar. Një prej emrave të përmendura ishte dhe motra e gazetarit Dritan Hila e cuila rezultonte e punësuar në Doganë.
Advertisements
Por menjëherë pas këtij publikimi ka ardhur dhe reagimi i ashpër i vetë gazetarit, i cili i kërkonte Berishës që të mos merrej më me gratë, dhe deklaronte se e motra e tij kishte më shumë se njëzet vite eksperiencë.
Postimi i Hilës: Berisha sot është marrë me mua dhe motrën time e cila punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave si dëshmi e lidhjes time me Ramën.
Advertisements
Doktor, motra ime ka filluar punë në dogana pasi ka fituar konkursin në vitin 1999 që e organizonte KAM Albania, misioni i BE pranë doganave shqiptare që ishin bërë fije fije nga ‘97-ta jote. Është një grua që e përballon e vetme jetën duke vuajtur shpesh veprimet e vëllait me të cilin nuk bashkëjeton prej 20 e ca vitesh, veprime për të cilat zarat e tu, nuk nguronin të hakmerreshin.
Unë nuk jam marrë asnjëherë me jetën e fisit tuaj, gruas tuaj, fëmijëve apo nipave e mbesave pasi e quaj paburrëri. Në profesionin tim ndjek interesin publik dhe kjo më ka bërë të përplasem me ju, Metën, Ramën dhe mesa duket rishtas po kërkoni sherr pasi jeni me parimin “O me mua o kundër meje”. Doktor, nga anët e tua thonë që “burri ka kohë me u korit”. Ti ke zgjedhur të koritesh në të ri duke i vënë flakën vendit, e në pleqëri, duke u marrë me gra.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!