I sekuestruan 400 mijë USD që do i dërgonte tek vëllai në Australi, kush është biznesmeni Gavoci që u përplas një vit më parë për truallin tek “Petro Nini”

Gavoci njihet si pronari i truallit mbi të cilin kanë qenë të ndërtuara disa banesa përballë shkollës “Petro Nini” në Tiranë.
TIRANË- Dosja.al mëson se 400 mijë dollarët që janë sekuestruar sot nga Policia e Tiranës i përkasin biznesmenit, Aleksandër Gavoci. Ky biznesmen nuk është i panjohur si për median, ashtu dhe për publikun.

Advertisements

Gavoci njihet si pronari i truallit mbi të cilin kanë qenë të ndërtuara disa banesa përballë shkollës “Petro Nini” në Tiranë. Një vit më parë ai është përplasur me banorët që bënonin në këto banesa dhe u desh ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur konfliktin.

Gavoci prentendonte dhe publikoi dhe disa dokumenta që trualli i përkiste atij, ndersa banorët që kishin më shuëmse 20 vite që jetonin aty, shpreheshin se ata e kishin blerë banesën dhe ishin në proces legalizimi.

Advertisements

Në fund është arritur një marrëveshje dhe Gacovi u ka dhënë familjeve aty nga 150 mijë Euro. Tashmë në atë vend po ngrihet një pallat, pasi dhe i gjithë sherri për këtë gjë u bë sepse kërkohej trualli për ndërtim.

Nga ana tjetër, pritësi i parave do ishte Ilir Gavoci, vëllai i Aleksandër Gavocit, i cili akuzohet për një ngjarje të rëndë e ndodhur në vitin 2005. Ilir Gavoci është ende një person në kërkim nga Policia, por ai prej vitesh jeton në Australi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMomente romantike me partnerin turk, Genta Ismajli publikon foton e nxehte nga makina
Artikulli tjetër“Shkova në shtëpi duarbosh”, Nënat nuk lejohen të përqafojnë të porsalindurit e tyre.