Reperi i njohur Gent Fatali është prej kohësh në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, ndërmjet fotove që publikon pranë saj.
Advertisements
Genti ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” dhe ka pranuar publikisht lidhjen me të. Moderatorja Bieta Sulo e ka pyetur dhe rreth marrëdhënies që ai ruan me kunatën e tij Loredanën. Nga përgjigjja e tij duket se dyshja nuk shkojnë mirë bashkë.
Ai u shpreh se preferon të mos flasë në lidhje me këtë çështje. “Mos pyet këtu. Këtu s’flasim”, tha Genti. Po ashtu ai refuzoi të tregojë nëse ekziston mundësia e një bashkëpunimi muzikor mes tyre.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!