Heqja e kufizimeve, i moshuari: Është krijuar një stres në popull, të largohet propaganda!

Heqja e kufizimeve, i moshuari: Është krijuar një stres në popull, të largohet propaganda!
Heqja e kufizimeve në kuadër të situatës së korònavirusit i ka qetësuar qytetatët, por mbetet shqetësim fakti se një ditë në javë do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve. Por disa qytetarë janë dakord me këtë vendim të qeverisë, i cili vihet në zbatim që këtë të dielë. Sa i përket heqjes së kufizimeve qytetarët shprehen për Fax News se:

Advertisements

“Sigurisht që gjë e mirë është se kemi 2 muaj e gjysmë, 3 muaj që jemi në karantinë. Varet nga secili që të respektojë rregullat, të mbajë distancën. Unë nuk kam automjet dhe jam që të ketë fundjava pa makina sepse pastrohet ajri. Unë nuk kam makinë, më leverdis që të ketë fundjavë pa makina”.

“Shumë mirë për ne. Duhet të hiqen kufizimet, të jenë të lirë njerëzit”, tha një tjetër qytetar.

Advertisements

“Duhet të ishin hequr. Duhet të ishin bërë lëshime se shumë njerëz kanë pësuar trauma në kokën e tyre. Ne mosha e tretë jemi mësuar nga komunizmi me dajak e dru, dhe me burg. Tani po dalim, por jemi çorientu, na janë larguar njerëzit, kanë harruar që deri dje kemi pirë kafe. Është krijuar një stres në popull dhe ky stres duhet të largohet sepse hapin dhe propagandë. Këtë mund ta bëjnë edhe shtetet e huaja që gjoja do të kthehet. Ku e dinë ata? Unë e kam mbushur moshën. Mund të vdes dhe nga mosha. Unë kështu e mendoj por që ne jemi me halle, jemi popull me probleme dhe janë shumë gjëra, sidomos mosha e re kanë nevojë”, u shpreh një tjetër i moshuar.

Më parë, kryeministri ka deklaruar se do ta kthejë në traditë ndalimin e lëvizjes së makinave ditët e diela duke nisur nga muaji Tetor deri në Mars.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPD akuzon: Kompania e lidhur me Edmond Begon do ndërtoj kullë në qëndër të Tiranës
Artikulli tjetërSipas gojëdhënave, nëse foshnja i ngjan gjyshes, atëherë…