Fundjava e papërshtatshme, temperatura të ulëta dhe reshje shiu

Edhe kjo fundjavë nuk është premtuese për ata që duan të frekuentojnë bregun e detit.

Advertisements

Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesdtës, të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra.

Era nga veriperëndimi 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Advertisements

Ditën e diel mot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit me intensitet te ulet përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën veriore.

Prej orëve të mesditës reshjet e shiut të herëpashershme shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë relieveve kodrinore-malore reshje në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era nga veriperëndimi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s. /k.k/noa.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi në Itali, bilanci i viktimave në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërPublikoi videon e nënës së 15-vjeçarit të d hunuar, reagon Ardi Veliu: Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim