Mbërriti dje në mbrëmje në aeroportin e Rinasit grupi i parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh që shërbyen në spitalin e Breshias në Itali. Ata së fundmi ishin në qendër të mediave për shkak të denoncimit të pronarit të hotelit ku mjekët qëndronin. Sipas pronarit të hotelit mjekët shqiptar kishin festuar me muzikë dhe alkool.
Një nga mjekët ka treguar për “Ora News” se ata festuan me këngë shqipe, por nuk konsumuan alkool.
Advertisements
“Ne morëm përgjigjet e tamponit dhe po bënim një feste me këngë tona shqipe. Nuk është i vërtetë lajmi që ishim duke pirë. Thjesht u shtua doza e të kënduarit më tepër sesa duhet. Kjo përbënte shkelje sa i përket rregulloreve të hotelit.” “Nuk është diçka kaq e ekzagjeruar saç është transmetuar në media. Ishte diçka normale brenda rregullave”.
Advertisements
Ata folën edhe për eksperiencën e tyre në Itali: “Ishin të stërmbushura spitali i Breshias në dy javët e para që ne shkuar. Pas dy javësh situata filloi të normalizohet dhe ditën që ne u shkëputëm situata ishte drejt qetësimit. Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret për vetëmbrojtje. E bukur dhe e vlefshme për ne. Me devotshmëri për punën dhe jetën ia dolëm. Ishim tepër të rr ezikuar dhe fr ika ishte pjesë e jetës tonë atje”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!