E rëndë, kishin kontakte me persona në Tiranë/ Rikthehet koronavirusi në Lushnje, dalin pozitiv 4 persona

Katër raste të reja me Covid-19 janë shënuar në qytetin e Lushnjes. Rastet e reja janë në dy familje dhe dyshohet se familjarët e tyre kanë patur kontakte me persona të tjerë në Tiranë.

Advertisements

Jo zyrtarisht bëhet me dije se në dy familjet janë bërë 9 tamponë ku vetëm 4 rezultuan pozitivë, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që të zgjerohet rrethi i testimeve. Deri dje pothuajse të gjitha qytetet e vendit nuk kishin raste të reja me Covid 19, duke rritur ndjeshëm dozat e optimizimit.

Ndërkohë që Tirana vijon me një numër të konsiderueshëm rastesh, që janë shtuar veçanërisht pas infektimit të repartit të sëmundjeve të brendshme në QSUT, ku një numër i madh i personelit mjekësor, dhe i pacientëve të shtruar kanë rezultuar pozitiv.

Advertisements

Tashmë numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në 1080, ndërsa numri i vik.timave vazhdon të mbetet 33. Numri i të shëruarve është 823, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme të shtruar në Infektiv raportoheshin 24 pacientë.

Nga kjo e hënë vendi do të përballet me hapjen totale, edhe të plazheve dhe kufijve me shtetet fqinje, çka rrjedhimisht mund të bëjë që të kemi një ekspozim më të madh ndaj virusit, që do të mund të shoqërohej dhe me raste të reja. Sipas të dhënave virusi e ka ulur ndjeshëm agresivitetin e tij. faxweb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAsnjë ditë izolim, ky është shteti që e ‘mposhti’ koronavirusin-in me…”kulturë”
Artikulli tjetërHudhra, mjaltë dhe qumësht – ja mrekullia që bën në organizëm