E pazakontë në Korçë, reshjet e shiut marrin ngjyrë të kuqe(VIDEO)

I gjithë territori i vendit u përfshi nga reshjet e shiut ditën e sotme dhe për pasojë ka patur probleme edhe në akse rrugore. Në qytetin e Korçës, kryesisht në fshatin e Udënishtit, uji ka arritur në 50 cm dhe ka mbuluar pjesën më të madhe të rrugës.

Advertisements

Për pasojë, aksi rrugor që të dërgon në qytetin e Pogradecit është i bllokuar. Një gjë e pazakontë vihet re pasi uji ka marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Nuk dihet nëse është shkaktuar nga papastërtia e rrugëve apo është një fenomen natyror.

Megjithatë, vështirësitë në lëvizje janë raportuar në të gjithë vendin si pasojë e shirave që duket se po përmbysin vendin.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi u “shfry” dosja e bujshme e Bajrave, lirohen anëtarët. Ja pse po mbahet ne qeli Safet Bajri
Artikulli tjetërDebate në Parlament, Balla i përgjigjet Gjonit: Djalë, bëji gati letrat! Dashuria mbaroi