Deputeti Muslim Murrizi, nga foltorja e Kuvendit nuk i ka kursyer akuzat ndaj maxhorancës lidhur me qeverisjen e vendit.
Advertisements
Në fjalën e tij, Murrizi u shpreh se politikanët bëjnë lojra të pista me njëri-tjetrin, por paralajmëroi se nuk do të jetë e largët dita kur qytetarët shqiptarë të ngrihen për të shprehur vullnetin e tyre. Më tej, ai shtoi se nga revolta popullore, viti i mbrapshtë 1997 do të duket shumë herë më i qetë se në krahasim me të.
“Sot në parlament kalojnë disa akte normative në vazhdën e propagandës. Ministrja e Financave është larguar për të mos dhënë llogari. Duhet të shtyjmë kështet e tatimit të parapagimit të tatim-fitimit. Di gjë të thotë tigri i qametit ku ka shkuar borxhi? Edhe në emër të shqiptarëve jashtë keni marrë borxh. Propagandë dhe hipokrizi për tërmetin. Keni prishur në Durrës, në Thumanë sa shtëpi janë ndërtuar? S’keni pastruar akoma mbeturinat. I keni future shqiptarët në arrest shtëpie. Bëni lojra të pista si skutha me njëri-tjetrin vetëm e vetëm që të sillni në sallë ata që doni. Zoti Balla deklaruat se të gjithë emigrantët do të votojnë, çfarë ndodhi? Fshiheni si djalli i tejmanit. Kur t’u ngrihen shqiptarët do t’ju duket ’97 lule. Do harroni të vishni edhe të mbathurat. Dhëntë Zoti shumë shpejt do ta provoni,”-tha Murrizi.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!