Meteorologia e “Meteoalb”, Adiola Bamia gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me parashikimin e motit për këtë javë.
Advertisements
Bami tha se moti nga sot dhe në ditët në vijim do të përmirësohet dhe temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.
Po ashtu meteorologia shtoi se kjo verë do të jetë një verë e nxehtë dhe më temperature të larta.
Advertisements
“Gjatë mesditës dhe në vijim do të kemi mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për stinën që ndodhemi për muajin maj. Parashikohen që pëveç ditës së sotme ku maksimumi parashikohet 28 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore.
Ndërkohë që gjatë ditës së enjte dhe të premte, priten vlera mbi 32 gradë celsius, po ashtu edhe gjatë fundajvës do të kemi temperatura të larta.
Gjithë territori shqiptar do të ketë temperatura të larta. Vlerat parashikohet që të arrijnë mbi 30 gradë Celsius. Muaji maj parashikohet të jetë një muaji i nxehtë.
Nuk parashikohet të kemi reshje për 4 ditë. Krahasuar me majin e 2019, janë të ngrohta, këto temeprartura mund të përjetoheshin në korrik-gusht, janë temperatura shumë të larta dhe na pret një verë e nxehtë. Do të kemi një qarkullim të shpeshtë të masave ajrore nga Afrika me temperatura 40 dhe mbi 40 gradë.”- u shpreh Bami.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!