Kreu i PD, Lulzim Basha në bashkëbisedimin me qytetarët ka dhënë lajmin se te Zyra e Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr.
Advertisements
Basha akuzon Ramën se po fsheh provat e tenderave sekretë, ndërsa thotë se shpreson që të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë sepse ky është një test jetë a vdekje për SPAK-un.
“Paska rënë zjarri në një nga katet e Ministrisë së Shëndetësisë, te Zyra e Prokurimeve. Kam paralajmëruar prej kohësh që Rama nuk po i bën publik tenderat sepse po manipulon të dhënat. Uroj të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë që SPAK të kryejë hetimet”, tha Basha.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!