Debate në Parlament, Balla i përgjigjet Gjonit: Djalë, bëji gati letrat! Dashuria mbaroi

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka replikuar ndaj deputetit Gjoni që kërkoi ngritjen e një komisioni parlamentar për shembjen e Teatrit. Deputeti i mazhorancës i tha se duhet të bëjë gati propozimet, jo të bëjë sikur i dhemb shpirti për teatrin në një fjalë 3 minuta. Gjatë fjalës së Ballës, Ralf Gjoni e ndërpreu disa herë duke replikuar, ndonëse kryetari Ruçi i kërkonte që të mos ndërhynte.

Advertisements

Pjesë nga debati në seancën plenare

Balla: Nuk kam çfarë shtoj, unë do ti kërkoja mirëkuptimin çdo kolegu që nuk është mirë që të vijnë në Kuvend dhe të luajnë teatër mbi teatër. Se sa të dhemb shpirti për teatrin e di mirë. Ditën kur je bërë deputet, duhet të kuptosh që nuk duhet të bësh sikur të dhemb shpirti për teatrin në një fjalë 3 minuta, por bëj propozimet, prandaj bëji letrat djalë. Mëso që në Kuvendin e Shqipërisë është e përcaktuar.
(Ndërprerje nga Gjoni)

Advertisements

Balla: O djalë, o zotëri.
Ruçi: Zoti Gjoni mos ndërhyj, po bën replikë.

Balla: Qetësohu o djalë. Ajo që po ju them është, e kam shprehur dakordësinë e plotë dje në konferencën e kryetarëve ku kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita. Bashkë me kolegen Hajdari dhe kryetarë të grupeve, edhe zotin Musai, edhe zotin Sojku kemi mbështetur këtë kërkesë dhe mezi e presim, por aq të kujdesshëm dhe të vëmendshëm jeni ju sa kërkesa nuk ka ardhur akoma. Faleminderit dhe ruani qetësinë, dashuria mbaroi

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE pazakontë në Korçë, reshjet e shiut marrin ngjyrë të kuqe(VIDEO)
Artikulli tjetërEpidemiologu bën analizën: Ja kur ishte kurba e pandemisë në vend, cilat ishin masat e sakta dhe të gabuara