Dalin fotot/ Helikopteri i Ministrisë së Brendshme në Maqedoni i përplasur në tokë, zbulohet arsyeja e rrëzimit

Janë publikuar pamje të reja të helikopterit të rrëzuar në në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupi gjatë ditës së sotme.

Advertisements

Helikopteri i përkiste ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ndërsa brenda tij kanë qenë 5 persona ku njëri prej tyre është lënduar.

Zv.ministrja për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, e ka konfirmuar këtë rast, duke shtuar se nuk ka të lënduar rëndë.

Advertisements

Ndërkohë sipas ‘Alsat’ mëson se shkak për rrëzimin e helikopterit, që ndodhi sot rreth orës 11:30 minuta, është era e fuqishme. Helikopteri menjëherë pasi është furnizuar , ka tentuar të ngrihet në ajër, por për shkak të erës së fortë është rrëzuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShahini: Nuk ka akoma një datë për vitin e ri shkollor. Vendimi në bazë të situatës. Ja kur do të mbahen zgjedhjet në universitete
Artikulli tjetërKontrollet e AKU-së, bllokohet nje sasi e madhe qumështi dhe djathi