Çifti i njohur i showbizit i jep fund lidhjes pas 3 vitesh bashkë

Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se një nga çiftet më të komentuar të showbizit, sidomos për diferencën e tyre në moshë, Scott Disick, 36 vjeç dhe Sofia Richie, 21 vjeç janë ndarë. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga “E!News”, të cilët bëjnë të ditur se Scott dhe Sofia vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Advertisements

Ka qenë Sofia, vajza e Lionel Richie-t, ajo që ka kërkuar ndarjen për shkak se Scott kohët e fundit ka patur probleme me gjendjen emocionale dhe madje është shtruar në qendër rehabilitimi.

Scott, i cili ka vuajtur nga abuzimi me substancat në të shkuarën, ka kaluar një periudhë të vështirë duke qëndruar në karantinë. Ndërkohë Sofia po kalon më shumë kohë pranë familjes së saj. Scott dhe Sofia e nisën lidhjen e tyre të shumëpërfolur në vitin 2017.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakModeli i ri i flokëve të CR7, rrjeti shpërthen në meme komike(FOTO)
Artikulli tjetër‘Do t’ju duket ’97 lule kur të ngrihen shqiptarët’/ Murrizi paralajmëron maxhorancën