Çfarë po kurdis OSHEE?! Deputeti: Ja pse po ndërrohen masivisht sahatet

Deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar manovrat e bëra nga OSHEE, që sipas tij po mbulojnë vjedhjen që iu është bërë qytetarëve me mbifaturimin.

Advertisements

Sipas Murrizit në të gjithë qytetin e Fierit, po bëhen ndërrime të sahateve të energjisë elektrike, për abonentët e veçanërisht për bizneset që kanë qenë të mbyllura, të cilët janë të mbifaturuara, edhe pse kanë qenë me aktivitet të pezulluar.

“OSHE ne “ aksion” per nderrimin e sahateve ne qytetin Fier. Pasi faturuan 2 muaj nga zyra sipas viti te kaluar ne te gjithe abonentet por sidomos BIZNESET qe kane qene te mbyllura kete vit nga gjendja e fatkeqesise, tani kerkojne te fshehin vjedhjet”, shkruan Murrizi në postimin e tij.

Advertisements

Kujtojmë se në të dy muajt e pandemisë, ankesat e qytetarëve në drejtim të OSHEE-së kanë qenë të shumta, ku mbifaturimi është një nga shqetësimet kryesore të tyre. Një pjesë e mirë e studentëve edhe pse i kanë lënë shtëpitë me qera që kanë pasur në Tiranë, faturat sërish u kanë ardhur të larta, dhe për më tepër kanë ultimatumin që ti paguajnë në kohë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE bujshme/ Prestigjiozia “Times” zbulon 3 skenarët e UEFA-s për Kupat e Europës, Tirana ne rrezik
Artikulli tjetërÅksident në Labinot-Fushë në Elbasan, makina del nga rruga, 3 të plàgosur