Britania, bilanc trágjik vìktimásh nga koronavirusi. Boris Johnson i telefonon Putinit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ftoi presidentin rus, Vladimir Putin, që të marrë pjesë në një samit për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

Mbretëria e Bashkuar do të jetë pritese e udhëheqësve botërorë, muajin e ardhshëm.

Në një bisedë telefonike, Johnson kërkoi nga Putini që të bashkohet “për të ndihmuar forcimin e sistemeve shëndetësore dhe trajtimin e koronavirusit në disa nga vendet më të varfra të botës”.

Advertisements

Konferenca, e paralajmëruar muajin e kaluar, synon të bashkojë udhëheqës botërorë, donatorë dhe prodhues të vaksinave.

Johnson dhe Putin “u pajtuan për rëndësinë e vazhdimit të punës së bashku dhe me vendet e tjera, për mposhtjen e sëmundjes”, tha përmes një deklarate Qeveria britanike.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të vi ktimave nga koronavirusi në Evropë: mbi 30,000.

Rusia, të premten, ka shënuar ditën e gjashtë me radhë me mbi 10,000 të infektuar të rinj nga koronavirusi. rel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRita Ora e “papermbajtshme”, ‘twérk-u’ i saj çmend fansat (VIDEO)
Artikulli tjetërI zbuloi punën e të motrës në administratë, Hila i kthehet keq Berishës