Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar rëndë menaxhimin e krizës së koronavirusit nga pasuesi i tij Donald Trump, duke e quajtur “katastrofë kaotike”.
Advertisements
Në disa komente jo-zyrtare me ish-anëtarë të administratës së tij, presidenti i 44-rt i SHBA tha:
“Ajo që ne po luftojnë në terma afatgjatë është të qenit egoist, tribal, të ndarë dhe të parit e të tjerëve si armik, të cilat po kthehen në një impuls të fortë në jetën amerikane. Këtë po e shohim edhe në mënyrë ndërkombëtare. Kjo është pjesë e arsyes përse reagimi ndaj krizës së koronavirusit ka qenë i dobët dhe i copëtuar. Këtu që ka qenë një katastrofë kaotike sepse është parë me syrin ‘çfarë fitoj unë në këtë mes’ apo ‘në djal të shkojnë të tjerët’”.
Advertisements
Komentet e Obamës raportohet se kanë dalë ilegalisht dhe u publikuan nga Yahoo News.
Në to ai zotohej gjithashtu të bënte fushatë për ish-zv. Presidentin e tij Joe Biden, i cili pritet të kandidojë kundër Trump në agjedhjet presidencaile të nëntorit 2020.
Obama përmendte gjithashtu në komente sa i shqetësuar ishte për vendimin e departamentit të drejtësisë për të hequr dorë nga akuzat për dëshmi të rreme ndaj ish-këshilltarit të sigurisë së Trump, Michael Flynn.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!