Arrestimet e protestës për Teatrin, reagon Meta: Janë politike, nuk ekziston shteti i së drejtës

Presidenti, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me arrestimet e kryera pas protestës së artistëve dhe shoqërisë civile për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Advertisements

Sipas Metës, të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet janë politike pasi sipas tij mbrojtja e Teatrit Kombëtar ishte paqësore.

Më tej Meta shkruan se operacioni për shembjen e teatrit ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të iluzionit për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Advertisements

Reagimi i Metës:

Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.
Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHapen xhamitë e kishat, Bajrami nuk do të falet në sheshin “Skënderbej”, ja protokolli qe do ndiqet
Artikulli tjetërRusi/ Infermieria 20-vjeçare u shërben pacientëve me ‘bikini’, habit me deklaratën e saj pas ndëshkimit nga spitali