Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte e ftuara e parë e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të hënë. Xhaçka iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve, të cilët kësaj here nuk ishin në studio për shkak të masave ndaj pandemisë.
Advertisements
Një prej tyre ishte edhe Emelit, vajzës trazovaçe, e cila në këtë kohë karantine nuk ka lënë pa i prekur çdo veshje apo buzëkuq mamasë.
Emel: Unë jam trazovaçe, i kam marrë mamit të gjitha gjërat, fustanet, takat, këpucët, ia shkatërroj të gjitha. Po ti Olta që je ministre a ke shumë lekë? A blen, çanta, këpucë, buzëkuqe?
Advertisements
Olta Xhaçka: Më kujton vajzën time se edhe ajo ka shumë qejf të rregullohet. Unë nuk, jo se nuk kam qejf të blej, por si ministre nuk e kam kohën të blej çanta dhe këpucë dhe nuk e bëj shpesh. Do kisha dashur ta bëja, por jo. TvKlan
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!