Rreth 250 punonjës të një fasonerie në qytetin e Vlorës kanë dal sot në protestë. Punonjësit nuk kanë pranuar të fillojnë punën pa marr përgjigje mbi mungesën e pagës së luftës.
Advertisements
Punonjësit nuk kanë përfituar pagë luftë, nga ana e administratorit u është thënë se është aplikuar për pagën. Tatimet kanë thënë se nuk ka asnjë aplikim në emër të tyre.
“Ju lutem të na dali shteti për zot, të dalë dhe pronari bashkë me neve. Siç na kanë marrë në pnë ashtu edhe të na dalin për zot. Kemi dy muaj pa pagë. Na thanë që duhet të rrini në shtëpi. Pse të ndodhin këto gjëra ta marrim dhe ne pagën e luftës. Të gjithë e kanë marrë. Jam më një fëmijë të sëmurë. Nuk kanë aplikuar dhe na kanë thënë se nuk na takon me ligj. Duam pagën, sepse nuk na kanë paguar. Na jepni lekët.”- u shprehën punonjëset.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!