Shkresa mban datën 27 mars, dhe lista përbëhet nga maska mbrojtëse, kasak mbrojtëse, njësi monitorimi, etj.
TIRANË– Është zbardhur dokumenti ku shihet kërkesa Shqipërisë, drejtuar NATO-s, për një sasi ndihmash me materiale mjekësore. Në listën e publikuar nga Dosja.al shihet se ndihma i është kërkuar Qendrës Euroatlantike të Koordinimit ndaj Fatkeqësive.
Advertisements
Shkresa mban datën 27 mars, dhe lista përbëhet nga maska mbrojtëse, kasak mbrojtëse, njësi monitorimi, etj.
Advertisements
Lista e mjeteve:
2 mijë kaska mbrojtëse CPAP
2 mije kaska mbrojtëse NIV
200 njësi monitorimi kontrolli
1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit300 mijë Doreza nitrile 230 mm
200 mijë veshje mbrojtëse për mjekët
1 milion maska kirurgjikale
500 mijë maska FFP3500 monitorë me shumë parametra
500 pompa shiringe
300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)
500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)
500 shtretër me dyshekë
500 pajisje për shtretërit
500 dollapë për veshjet
Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit mars se qeveria shqiptare ka kërkuar ndihmë nga NATO për përballimin e situatës së COVID-19. Në një intervistë për emisionin “Top Talk” në Top Channel, Rama tha se kërkesa është bërë njësoj siç kanë bërë vendet e tjera. Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 131 të tjerë janë shëruar. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!