Bregdeti i Vlorës ka thyer sot udhrin e Drejtorit të Policisë Ardi Veliu për ndalimin e plazhit. Abc News ka publikuar disa pamje nga Vlora ku shihet se qytetarët kanë nisur plazhin, për të kaluar kohën, duke marrë rreze dielli, për të shijuar temperaturat e ngrohta, edhe pse i gjithë vendi është në karantinë.
Advertisements
Abc News bën të ditur se policia ka ndërhyrë duke i larguar nga bregdeti dhe disa prej tyre janë gjobitur.
Veliu deklaroi dje se plazhi do të jetë i ndaluar deri në një urdhër të dytë, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos futen në det, ndërkohë që shtoi se në qytetet bregdetare do të vendosen postblloqe policie për të vënë në zbatim këtë urdhër.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!