Virusi iu mori jetën në moshë të re dy infermiereve, kolegia rrëqeth me fjalët e saj. Thirrja prekëse për qytetarët

Të dëgjosh dhe shohësh se si ky virus i tme rrshëm dhe i padukshëm u merr jetën njerëzve që ti ke njohur, apo i ke të afërm, është e frikshme.

Advertisements

Kështu, Kryeinfermierja e Anglisë teksa ka folur për dy infermieret në vijën e parë të l uftës që vdi qën pasi u testuan pozitive me koronavirus, ka dalë me një thirrje prekëse që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi këtë fundjavë.

Ruth May tha se ishte jetike që qytetarët të rrinë në izolim pavarësisht motit të ngrohtë të pranverës.

Advertisements

Nëna e tre fëmijëve Aimee O’Rourke, 39 vjeçe ndërroi jetë mbrëmë në Spitalin QEQM në Margate, Kent, pas shfaqjes së simptomave dy javë më parë.

Vetëm disa orë më vonë, Areema Nasreen, 36 vjeç, vdiq pas mesnatës në kujdesin intensiv në Spitalin Walsall Manor, West Midlands, në të cilën ajo kishte punuar.

May tha: ‘Kjo fundjavë do të jetë shumë e ngrohtë dhe do të jetë shumë joshëse të dilni dhe të shijoni ato rrezet e verës. Por ju lutem, unë kërkoj të kujtoni Aimee dhe Areema. Ju lutemi qëndroni në shtëpi për to’.

Numri i vdekjeve për shkak të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 684 të Premten duke e çuar numrin e përgjithshëm të vi ktimave deri më tani në 3.605./DailyMail

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi, ambasada shqiptare: Të paktën 9 anëtarë të komunitetit shqiptar në Amerikë kanë humbur jetën
Artikulli tjetërPrekëse! ‘Burri e përqafoi dhe i tha të mos shqetësohej për fëmijët’, momentet e fundit të infermieres më të re që vd iq nga koronavirusi