Shkencëtarët kanë krijuar një video tronditëse që tregon se si spërklat e një personi të prekur me koronavirus mund të përhapen deri në dy rreshta larg nëpër supermarkete dhe të infektojnë blerësit, pasi ato qëndrojnë në ajër për disa minuta.
Advertisements
Ekspertët nga Universiteti Aalto në Finlandë kanë krijuar këtë video me animacione në mënyrë që blerësit nëpër supermarkete të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e përhapjes së sëmundjes vr astare.
‘Dikush i infektuar nga koronavirusi, mund të kollitet dhe të vazhdojë të ecë , por pas ai lë ‘grimca aerosole’ jashtëzakonisht të vegjël që mbajnë koronavirusin. Këto grimca më pas mund të përfundojnë në traktin respirator të të tjerëve që kalojnë aty afër’, thotë Asistent Profesor i Universitetit Aalto, Ville Vuorinen.Videoja ala rmante pason një lajm shqetësues në mediat britanile që vrapuesit mund të kalonin infeksionin tek njëri-tjetri, edhe nëse janë gjashtë metra larg.
Advertisements
Ndaj këshillohej që të vrapohej jo njëri pas tjetrit, por krahë për krahë.
Një ditë më parë Silva Bino tha se maskat janë të nevojshme për t’u mbajtur nga qytetarët pasi virusi rri në ajër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!