Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej ditësh ka nisur të shpërndajë vetë ndihmat në familjet në nevojë. Por për zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shfaqja e Veliajt në dyert e familjeve në nevojë është një propagandë.
Advertisements
“Propaganda e një dite nuk e mbush dot barkun e zbrazur në 364 ditë të këtyre banorëve. Propaganda nuk ju siguron dot ilaçet, as shërbimin shëndetësorë. Ndalni poshtrimin me propagandë bajate dhe jepuni ndihmën e nevojshme qytetarëve të Tiranës që sot janë në vështiresi.
Dëgjojini hallet e qytetares dhe përgjigjet që i jep Veliaj!”, shkruan Zhupa, teska ka publikuar dhe bisedën e qytetarit të parë të Tiranës me një banore të Shëngjergjit. E moshuara i thotë Veliajt se ka djalin e sëmurë, ndërsa ky i fundit i përgjigjet “mirë s’ka gjë”.
Advertisements
BISEDA E VELIAJT ME QYTETAREN
Qytetarja: Edhe një djalë që është këtu e kam të sëmurë.
Veliaj: Si je? Si ke qenë?
Qytetari: Mirë.
Veliaj: Gëzohem që të shof
Qytetarja: Këtë djalin e kam të sëmurë.
Veliaj: Mirë, s’ka gjë.
Qytetarja: Nuk ja kanë lidhur ndihmat, nuk i kanë lidhur pension fare e kam çuar tek spitali.
Veliaj: Po pra i thash içik Osmanit që duhet me bo ato letrat e KEMP-it.
https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/219132429148806/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!