Vi ktimat e koronavirusit/ Spanjë, shifra më e ulët në 1 muaj

Numri i personave të prekur nga koronavirusi është rritur në 200210 në Spanjë, sipas ministrisë vendase të Shëndetësisë.

Advertisements

410 vi ktima të reja janë raportuar, ndërkohë në 24 orët e shkuara, duke e çuar totalin në 20852. Spanja, ka kështu numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Universitetit Jon Hopkins. Por, numri i vi ktimave i raportuar së fundmi është më i ulëti në thuajse një muaj. Sidoqoftë, vendi nuk ka ndër mend t’i japë fund izolimit ende. Kryeministri Pedro Sanchez, do të bisedojë me liderin e opozitës Pablo Casado, për një reagim ndërpartiak ndaj krizës.

E ndërsa disa vende kanë filluar të hapen në Evropë, mes të cilëve Gjermania, Norvegjia, Polonia, Danimarka etj, kryeministri francez, Eduard Philippe, insiston se kriza nuk ka përfunduar në vendin e tij ndërsa bilanci i vi ktimave i është afruar pragut 20 mijë. Maskat mbrojtëse mund të bëhen së shpejti të detyrueshme në transportin publik dhe qeveria planifikon të prodhojë maska mjaftueshëm për këdo që do ti mbajë ato.

Advertisements

Në Slloveni ndërkaq një program testimi të rastësishëm do të fillojë. Ekipet do të vizitojnë shtëpitë e rreth 3 mijë njerëzve për tu bërë atyre testet e antitrupave, në përpjekje për të mësuar përmasat e vërteta të epidemisë së koronavirusit në vend. Belgjika ndërkohë raporton se numri i personave të shtruar në spitalet e vendit është në nivelin më të ulët në një muaj, cka edhe ka bërë autoritetet të vlerësojnë se kriza e koronavirusit e ka kaluar kulmin. Të dielën në spitale u shtruan 232 persona, shifra më e ulët kjo që nga 19 marsi. Belgjika ka patur një nga nivelet më të larta të rasteve të konfirmuara të covid 19 dhe vi ktimave në evropë. Numri i përgjithshëm i vde kjeve ka arritur në 5828. Ndërsa numri i të prekurve, sipas autoriteteve, ka shkuar në 39983.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Heronjtë nuk mposhten”, mjekët e Infektivit suprizohen në spital, mbishkrimi frymëzues mbi tortë
Artikulli tjetërItalia merr “frymë”/ Për herë të parë pas një muaji, boshatisen dhomat e urgjencës në Bergamo