Përgjigjja e tamponit të tij ka rezultuar negative ditën e sotme, ndërkohë që ai ishte i vetmi nga gjithsej 10 të infektuar në rrethin e tij familjar.
TIRANË– Një tjetër person lë spitalin Infektiv, duke mposhtur koronavirusin. Pas 7 ditësh i shtruar, është dërguar në shtëpi 52-vjeçari nga Dobraçi i Shkodrës.
Advertisements
Përgjigjja e tamponit të tij ka rezultuar negative ditën e sotme, ndërkohë që ai ishte i vetmi nga gjithsej 10 të infektuar në rrethin e tij familjar, që ishte shtruar në spital prej disa ditësh. 52-vjeçari do të karantinohet veç familjarëve të tij për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Ndërkohë në vend numërohen 409 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements