Mjeku i njohur infeksionist, Prof. Arjan Harxhi ka folur për periudhën pandemike që po kalon bota dhe nëse vaksina e tuberkulozit ndikon në përhapjen me vështirësi të virusit COVID-19.
Advertisements
Harxhi tha se është gjetur se në vendet që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit mundet që ketë një përhapje më të pakët të koronavirusit, ndërsa shton se duhet të bëhen studime të mëtejshme nëse kjo ligje është shkakësore.
“Unë uroj që të jetë sepse do të ishte një bonos për Shqipërinë”, tha Harxhi, i ftuar mbrëmë në emisionin KAPITAL të Alekksandër Furxhiut, në Vizion Plus.
Advertisements
Po qarkullon së mundmi hipoteza se në vendet ku është aplikuar vaksina e tuberkulozit, ku jemi dhe ne, duket sikur është diçka pozitive, përhapet më e vështirësi virusi. Është diçka rastësore, jemi në një koiçidencë apo çfarë?
Jemi në një periudhë pandemie dhe ka interes për ta parë këtë fenomen në shumë këndvështrime. Një pyetje që është ngritur me të drejtë është që pse rajone të caktuara kanë një hasje më të pakët dhe një virulencë, apo forma të rënda të sëmundjes sesa vende të tjera. Dhe është gjetur një lloj asosacioni midis këtyre dy lidhjeve, këto i studion epidemiologjia. Sheh që ka një lidhje dhe nëse është lidhje shkakësore do studime të tjera. Por është gjetur që vende që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit mundet që ketë një ndikim në këtë lloj hasje më të pakët.
Mund të ketë një lidhje, por duhet gjetur nëse është shkakësore. Unë uroj që të jetë sepse do të ishte një bonos për Shqipërinë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!