E moshuara, e ulur në një karrocë me rrota është nxjerrë nga dy mjekë jashtë spitalit dhe më pas i është dorëzuar një familjari, i cili ka ardhur ta marrë i vetëm me një makinë tijën.
TIRANË– Një tjetër lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv në Tiranë, ku një tjetër e moshuar ia ka dalë që t’i mbijetojë pandemisë globale.
Advertisements
E moshuara, e ulur në një karrocë me rrota është nxjerrë nga dy mjekë jashtë spitalit dhe më pas i është dorëzuar një familjari, i cili ka ardhur ta marrë i vetëm me një makinë tijën.
“Urime, është e shëruar!”, mësohet se i ka dhënë njëera prej infermiereve familjarëve në momentin që i ka dorëzuar të moshurën, e shëruar tashmë.
Advertisements
Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi. 9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!