Ditën e djeshme është ndaluar nga policia një shqiptar në Itali. 33 vjeçari po pedalonte biçikletën e tij përgjatë autostradës A27 dhe kishte si qëllim të kthehej në Shqipëri.
Advertisements
Ai rrezikohej prej trafikut të makinave në autostradë dhe ndërhyrja e policisë i ka shpëtuar jetën. 33 vjeçari me banim në Marca ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello pasi vuante nga problemet me ankthin, i cili i ishte shkaktuar nga izolimi i gjatë.
Ai kishte marrë biçikletën, pa doreza dhe maskë, dhe ishte nisur për rrugë. “Dua të kthehem në Shqipëri”, është shprehur për policinë. 33 vjeçari ishte në gjendje psikologjike të rëndë por megjithatë nuk i ka shpëtuar gjobës.
Advertisements
Policia e ka gjobitur me 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koronavirus.
Burimi: “ilmessaggero.it”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!