U kap mat: Kryebashkiakja thyen karantinën për të rregulluar thonjtë në sallon bukurie

Kryebashkiakja e Beaumont, Teksas ka thyer rregullat e karantinës për të rregulluar thonjtë në një sallon bukurie. Becky Ames është fotografuar teksa ndodhej në sallonin e bukurisë dhe kishte vendosur maskë.

Advertisements

Zyra e Prokurorit të Qarkut ka nisur hetimet sesi Ames shkoi në një sallon bukurie, kur bizneset e kësaj kategorie janë të mbyllura, me urdhër të qeverisë që prej 27 marsit.

Shkelja e masave në Teksas dënohet me gjobë deri në 2,000 dollarë.Vetëm pak ditë më parë, Ames kishte thënë se ajo nuk i shkel masat.

Advertisements

Pasi foto e saj qarkulloi në rrjete sociale, kryebashkiakja kërkoi falje dhe tha se nuk po bënte manikyr, por po hiqte thonjtë artificialë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItali/ Numri më i ulët i vi ktimave që prej 17 marsit, bien ndjeshëm edhe të infektuarit, rritet numri i të shëruarve
Artikulli tjetër“Ia bëmë vetes”, shkencëtari amerikan u hedh fajin njerëzve për koronavirusin: Kjo është hakmarrja e natyrës