U investuan 80 mln euro, stadiumi ynë merr çmim ndërkombëtar

Fituesit e BigSEE Architecture Award do të vlerësohen në festivalin e madh të arkitekturës që do të zhvillohet më datë 16 Tetor 2020 në Qytetin e Dizajnit në Lubjanë të Sllovenisë.
Air Albania Stadium, impiant për të cilin janë investuar rreth 80 mln euro, vazhdon të prodhojë lajm edhe disa muaj pas inaugurimit të tij.

Advertisements

Ky investim kolosal, edhe pse me shumë prapaskena të dys himta, është përzgjedhur për të marrë çmimin BigSEE Architecture Award 2020. Madje, është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.

Fituesit e BigSEE Architecture Award do të vlerësohen në festivalin e madh të arkitekturës që do të zhvillohet më datë 16 Tetor 2020 në Qytetin e Dizajnit në Lubjanë të Sllovenisë.

Advertisements

Në këtë festival të gjithë projektet do të ekspozohen për të pranishmit nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSuedia këmbëngul se qasja e saj për Covid-19 ka funksionuar, shifrat sugjerojnë një histori tjetër
Artikulli tjetërKujtim Gjuzi: Rama është si Gaddafi dhe Enver Hoxha, vetëm këtu ndryshon me diktatorin…