Një thirrje e dëshpëruar e një nëne të moshuar, që kujdeset për dy vajzat e saj të rritura, por të sëmura. Në varfëri, me të ardhura tepër të vogla, në një banesë me qera, gruaja në qytetin e surrësit është në dëshpërim. Vajzat e paralizuara nuk mund të lëvizin nga krevati, ndërsa ajo vetë nuk është në gjendje t’ju bëjë shërbim.
Advertisements
Nga ana tjetër, ndërsa Shqipëria është tashmë nën rrezikun e përhapjes së koronavirusit, gruaja përballet edhe me vështirësitë e lëvizjes apo daljes për kryejen e shpenzimeve.
“Do të vdesim rrugëve”, thotë ajo në kulmin e dëshpërimit.
Advertisements
“Fundjavë ndryshe” është duke e trajtuar rastin në fjalë dhe kërkon mbështetjen e të gjithë qytetarëve që mund të kontribuojnë në ndihmë të kësaj familjeje./Opinion.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!